Skip to content

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe të Mbrojtjes nga Zjarri të Bashkisë Lezhë njoftojnë se sot është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, në zonën e fshatit Tresh, Njësia Administrative Zejmen.

Menjëherë pas sinjalizimit, është nisur në vendngjarje një mjet zjarrfikës me personelin përkatës. Megjithatë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të pakalueshëm për mjetet zjarrfikëse, ndërhyrja po kryhet me mjete personale dhe manuale nga ekipi operativ.

Strukturat përkatëse janë në terren dhe situata po monitorohet nga afër. Do të vijojmë të mbajmë publikun të informuar mbi zhvillimet e mëtejshme.