Skip to content

Vatër zjarri në Mat, flakët jashtë kontrollit/ Ekipet zjarrfikëse ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

zjarri

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Mallunxë të Bashkisë Mat.

Në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Burrelit dhe punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në drejtim të banesave.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga banorë të zonës, pasi duke djegur barishte flaket kanë dalë jashtë kontrollit.

Terreni i vështirë po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, ndaj ndërhyrja po kryhet kryesisht nga forcat në terren për izolimin e zjarrit.