Shitja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore në Vatikan do të ndalohet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Vatikani thuhet se me urdhrin e Papa Françeskut, punëtorëve u është ndaluar blerja e cigareve në market dhe dyqanin e mallrave pa taksa doganore.
Vendimi është marrë me arsyetim se “Autoriteti i Papës nuk do të kontribuojë në një aktivitet, i cili haptazi dëmton shëndetin e njeriut”.
Në deklaratë po ashtu u theksuan të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku thuhet se cigarja çdo vit shkakton vdekjen e më shumë se 7 milionë personave në botë.
Sipas lajmit të “Avarice”, i publikuar në vitin 2015 dhe që bazohet në dokumentet e Vatikanit, shitja e cigareve në dyqanin e mallrave pa taksa doganore për një vit realizonte përfitime në vlerë prej 10 milionë eurosh në vit për Vatikanin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re