Skip to content

Vatikan: shuhet Kardinali nammadh që përfundoi në burg

Kardinali George Pell, një zyrtar i lartë i kishës katolike romake i burgosur për abuzim seksual me të mitur në Australi përpara se dënimi të rrëzohej, ka vdekur në Romë në moshën 81-vjeçare, tha një zëdhënës i klerit.

“Me pikëllim të madh mund të konfirmoj se eminenca e tij, kardinali George Pell, vdiq në Romë në orët e para të mëngjesit të sotëm”, tha kryepeshkopi australian Anthony Fisher në një deklaratë të marrë nga AFP.

“Ky lajm vjen si një tronditje e madhe për të gjithë ne,” shtoi Kryepeshkopi Fischer, duke u bërë thirrje besimtarëve të “luten për prehjen e shpirtit të kardinalit Pell”.

Sipas faqes zyrtare të internetit të Vatican News, George Pell vdiq nga “komplikimet nga një operacion”’

George Pell, ish-ministri i financave i Vatikanit, i cili në kulmin e tij konsiderohej krahu i djathtë i Papa Françeskut, u dënua me 6 vjet burg në vitin 2019 për përdhunimin dhe sulmin seksual ndaj dy djemve 13-vjeçar të korit kishtar gjatë vitit 1990 në Melburn.

Dënimi i tij, i cili u la në fuqi nga një gjykatë apeli, u rrëzua nga drejtësia australiane në vitin 2020 dhe prifti e rifitoi lirinë pas dymbëdhjetë muajsh dhe diçka në burg. Ai në atë kohë kishte deklaruar se anulimi i dënimit të tij riktheu “padrejtësinë e madhe” ndaj tij.

I lindur në një qytet të vogël në shtetin e Viktorias, kardinali Pell ishte australiani i parë që u ngrit aq lart në hierarkinë e Kishës Katolike Romake, nga e cila ai konsiderohej grada e tretë. /tesheshi.com/