Spitali QSUT është kthyer në një vatër të re e koronavirusit. Gjatë kësaj jave pati rritje të ndjeshme të të prekurve nga Covid-19.  Shkak i këtij infektimi është një infermiere e pavionit të Sëmundjeve të Brendshme, e cila nuk u vetizolua në kohë, duke tronditur sistemin e shëndetësisë dhe kthyer Spitalin në në burim të përhapjes së infeksionit.

Drejtori i Spitalit të QSUT-së, Mihal Tase ka bërë të ditur se pavioni do të mbyllet për 1 javë dhe pacientët e këtij shërbimi, të pa infektuar me koronavirus, janë transferuar në pavionet e tjera për t’u mjekuar.

Deri më tani janë 26  mjekë e personel mjekësor të prekur nga Covid-19 dhe se vetëm ditën e djeshme është vendosur mbyllja e këtij pavioni. Sipas të dhënave zyrtare janë 18 mjekë të infektuar të Shërbimeve të Mjekësisë Interne dhe se 8 mjekë të shërbimit tjetër mjekësor, pranë QSUT-së, të cilët janë infektuar nga kontaktet që kanë pasur. Por edhe pse ky pavion ka qenë vatër e frikshme e infeksionit, me shumë vonesë u vendos mbyllja e tij.

Deri dje kanë sipas të dhënave zyrtare  katër pacientë janë me terapi intensive dhe 1 i intubuar, i cili  është pacient i mjekësisë interne.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re