Vendi ynë po regjistron çdo ditë shifra të larta të të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive.

Mirëpo, ditën e sotme Kruja ka thyer “rekordin” e Tiranës, duke regjistruar 18 të infektuar. Në kryeqytet, në 24 orët e fundit u konfirmuan 16 të infektuar me Covid-19.

“Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re