Pas zjarrit në fabrikën e përpunimit të peshkut , prefekti i qarkut Lezhë Gjokë Jaku u shpreh në një prononcim për mediat se vatra e zjarrit në magazinë është izoluar dhe se perimetri është i sigurt.

Jaku u shpreh po ashtu se sipas dëshmive të 4 punonjësve të parë që kanë hapur magazinën në mëngjes, flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Ai theksoi se më e rëndësishmja në këtë rast është që nuk ka pasur të lënduar, duke qenë se dhe zjarri ka nisur në orët e para të mëngjesit kur punonjësit nuk ishin paraqitur ende në fabrikë.

Besoj se tani vatra e zjarrit është nën kontroll, është izoluar sepse të gjitha forcat zjarrfikëse janë vendosur në gjithë perimetrin e magazinës.

Dhe me komunikimin që kisha me drejtuesin e operacionit të Bashkisë Lezhë thuhet se perimetri është i sigurt, pavarësisht se janë djegur të gjitha materialet e ambalazhimit apo mallrat e tjera në magazinë janë shkrumbuar.

Është një numër i madh zjarrëfikësesh që po vepron dhe zjarri nuk besoj të kalojë përmasat e magazinës.

Kanë qenë 4 veta që hapën magazinën, thonë se kanë dëgjuar kërcitje të një shkëndije elektrike, gjë që ka shkaktuar tym dhe njerëzit kanë dalë jashtë. Fatmirësisht ka qenë herët dhe punonjësit nuk ishin akoma aty. Më e rëndësishmja në këtë rast është që nuk ka dëme në njerëz, biznesi është i siguruar”-tha Jaku.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re