Shefi i repartit zjarrfikës në Fier, Zija Hyka thotë se situata është vënë nën kontroll në Peshtan të Fierit, ku për 3 ditë me radhë, flakët dogjën sipërfaqe të mëdha pyjore.

Në një intervistë për ABC News, Hyka u shpreh se për momentin, rreziku ka kaluar, por theksoi se janë sërish në gatishmëri.

“Zjarri ka filluar në datën 21, kemi marrë njoftime nga qytetarë dhe kemi vlerësuar situatën. Jemi nisur menjëherë në vendngjarje me dy automjete dhe dy grupe zjarrfikëse. Është parë situata, ka qenë teren i vështirë, favorizimi i erës, temperatura të larta, kemi bërë maksimumin tonë, por nuk arritëm ta izolojmë 100%. Në datën 21 mbeti një vatër aktive, e kemi mbajtur nën kontroll gjatë 24 orëve, të nesërmen kemi qenë në vendngjarje me forca të shtuara. Kanë marrë pjesë rreth 40 forca zjarrfikëse edhe nga bashkitë fqinje, 7 automjete zjarrfikëse dhe dy autobote të bashkisë.

Ditën e parë ka qenë prezent edhe helikopteri që veproi nga ajri, edhe sot, bëri neutralizimin e situatës. Situata është normalizuar, për momentin rreziku ka kaluar, por duhet të jemi në gatishmëri për ta mbajtur nën kontroll”, tha ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re