Policia e komisariatit Ersekë ka marrë në pyetje dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë në përdorim kullotat
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit në afërsi të Shelegurit.
Nga pamjet e siguruara shihet vatra e zjarrit e cila ndodhë në afërsi të bizneseve të zonës ndërsa vatrat e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit në afërsi të piramidave 13-14 në kufirin me Greqinë. Pavarësisht punës së shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kolonjë, forcat e shërbimit pyjor, ushtrisë dhe ADZM, herë pas herë janë shfaqur vatra të reja zjarri çka edhe për policinë dyshohet të jenë zjarre të qëllimshme.
Policia e komisariatit Ersekë ka marrë në pyetje dhe shoqëruar disa persona të cilët kanë në përdorim kullotat, ndërsa bashkia Kolonjë ka bërë thirrje për të mbrojtur zonat e mbrojtura dhe vendosjen e autorëve të dyshuar para përgjegjësisë ligjore.
