Subscribe

Një tjeter vatër zjarri është shfaqur në jug të vendit, mesditen e sotme në fshatin Shtyllas të Fier.

 

Flakët përparuan me shpejtësi,  duke rrezikuar edhe disa  shtëpi.

 

Është viti dytë që rrezikohemi nga zjarret. Ne ishim brenda në shtëpi kur dolëm ç’të shihje tym nga të 4 anët.

 

Pas sinjalizimit të situatës, në terren kane shkuar tre zjarrëfikëse të repartit të Fierit ndërsa është kërkuar ndihmë edhe nga Roskoveci dhe Patosi.

 

Ndërkohë në masivin me pisha ne kodrat e Peshtanit në Fier, zjarri është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes nga toka dhe nga ajri me helikopter.

 

Pasditja e djeshmeishte shumë kritike në këtë zonë  pasi zjarri  u rindez dhe doli jashte kontrollit duke shkuar në afërsi të rrugës rurale Fier-Cakran .

 

Terreni kodrinor i mbushur edhe me ullinj e pemë të tjera ishte i vështirë dhe për pasojë edhe ndërhyrja u bë duke hedhur ujë me helikopter

 

Një ditë më parë policia arrestoi një 28-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin qëllimisht zonës pyjore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re