Këtë të dielë një krim i rëndë ka ndodhur në fshatin Nënshat në Vaun e Dejës, ku një 50 vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë automatike ish bashkëshorten e tij, një grua 40 vjeçe.

Autor i krimit sipas autoriteteve është N. Hila dhe për arsye ende të pazbardhura, ai ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi ish të shoqen 40 vjeçe.

Pas këtij krimi të rëndë, Hila e ka drejtuar armën ndaj vetes në tentativë për t’u vetëflijuar. Siç njoftojnë autoritetet, ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës.

“Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re