Ushtria izraelite arrestoi të enjten 41 palestinezë nga zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të okupuar.

Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) tha se arrestimet u zhvilluan në fshatrat al-Mughayyir dhe Kafr Malik në qarkun e Ramallahut si dhe në zonat në Kudsit Lindor të okupuar.

Deklarata vuri në dukje se numri i arrestimeve është më i madhi në një ditë që nga fillimi i vitit, duke konsideruar arrestime të tilla si “përshkallëzim që përbën krim në vazhdën e përhapjes së pandemisë së koronavirusit”.

Gjithashtu theksohet se rritja e numrit të infeksioneve të virusit midis të arrestuarve palestinezë “e vuri jetën e tyre në rrezik të dyfishtë”.

Të enjten, PPS tha se numri i rasteve me koronavirus midis të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite është rritur në 199 pasi u konfirmuan shtatë raste të reja në burgun Rimon.

Rreth 4,400 të paraburgosur politikë palestinezë janë duke u mbajtur në burgjet izraelite, përfshirë 39 gra dhe 155 fëmijë, ndërsa qindra prej tyre janë në paraburgim administrativ.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re