Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të okupuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se 175 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë e Shenjtë përmes Portës Al-Magaribe (Marok), në jugperëndim të Mesxhid al-Aksasë.

Sulmet e tilla nga hebrenjtë fanatikë në Xhaminë e Shenjtë në mëngjes dhe pasdite bëjnë që të përshkallëzohen tensionet në rajon.

Hebrenjtë, të cilët më parë vizitonin Xhaminë Aksa me lejen e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit që nga viti 2003 hyjnë në faltoren e shenjtë të muslimanëve nën shoqërimin e policisë brenda kornizës së vendimit të njëanshëm të Izraelit, i cili ka shkelur sovranitetin e Administratës së Fondacioneve.

Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila nuk e njeh këtë vendim të njëanshëm nga autoritetet izraelite, i konsideron si bastisje hyrjet e tilla që shkelin sovranitetin e muslimanëve.

Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, është e veçantë sepse është kibleja e parë e muslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re