Të paktën 4 palestinezë janë plagosur me plumba të vërtetë në Kudsin Lindor të pushtuar nga sulmi i forcave izraelite, prej të cilëve 3 janë ne gjendje të rendë.

Burimet lokale theksuan se njësia izraelite civile “Mustaribin” ka bastisur kampin e refugjatëve Qalandiya që gjendet në Kudsin Lindor.

Forcat izraelite në bastisjen ndaj një shtëpie kanë arrestuar dy vëllezër identiteti i të cilëve nuk u bë e ditur, ndërsa një vëlla tjetër e plagosën me plumba të vërtetë.

Palestinezët që jetojnë në kamp kanë hedhur gur duke reaguar ndaj bastisjes, ndërsa forcat izraelite kanë plagosur 3 persona me plumba të vërtetë.

Në njoftimin e bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe se janë duke u operuar në një spital në Ramallah.

Forcat izraelite rregullisht kryejnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.

Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.

Ndryshe, pjesëtarët e njësisë izraelite të quajtur “Mustaribin” karakterizohen me veshje civile të njëjta me ato të palestinezëve dhe flasin gjuhën arabe. Këto forca thuhet të kenë realizuar qindra operacione deri më tani, përfshirë atentate dhe rrëmbime në territoret e pushtuara palestineze.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re