Një bisedë telefonike e përgjuar tradhtoi dy autorët e dyshuar të vrasjes së pronarit të minimarketit në Kamëz Agim Buci.

 

Telefonata e Vladimir Kurtit drejtuar të dyshuarit tjetër Ruzhdi Hode, bëri që policia të zbardhë të gjithë ngjarjen  që tronditi opinionin publik.

 

Sipas policisë Vladimir Kurti ishte një nga personat e parë që u shoqërua për ngjarjen e rëndë kjo për shkak të kaluarës së tij kriminale. Pasi u mor në pyetje policia e la të lirë atë por ndërkohë çdo lëvizje e tij përgjohej nga blutë. Një telefonatë e bërë nga i riu me origjinë nga Burreli zbuloi dhe autorin tjetër të ngjarjes.

 

Sipas policisë, 28-vjeçari pasi del nga marrja në pyetje në Drejtorinë e Vendore të kryeqytetit, i telefonon mikun e tij Hode dhe e pyet nëse kishte fshehur provat pasi atë e morën në pyetje.

 

Kaq ka mjaftuar që policia dhe forcat operacionale të arrestojnë Kurtin dhe mikun e tij të cilët më pas pranuan se janë autorë të krimit të rëndë ndërsa armën e përdorur në krim e kishin hedhur në lumë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re