Hebrenjtë fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në Xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit Lindor të okupuar.

Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit tha në një deklaratë me shkrim se 61 hebrenj fanatikë bastisën Kompleksin përmes Portës Al-Megaribe (Marok), në jugperëndim të Xhamisë Al-Aksa.

Grupi i ruajtur nga policia izraelite, u largua nga faltorja e shenjtë pasi shëtiti nëpër oborret e Kompleksit.

Bastisje të tilla nga hebrenjtë fanatikë në Kompleks po shkaktojnë përshkallëzim të tensioneve në rajon.

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën patronazhin e Administratës së Fondacioneve Islamike të Jerusalemit të Ministrisë Jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Selisë së Shenjtë. Megjithatë, me një vendim të njëanshëm të Izraelit hebrenjtë që nga viti 2003 hyjnë në faltoren e shenjtë të shoqëruar nga policia pa lejen e autoritetit.

Duke i përshkruar këto hyrje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit thekson se është shkelur sovraniteti i myslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re