Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që goditën ishullin e madh të Sumatrës të Indonezisë kanë vrarë 26 persona dhe kanë lënë të paktën 11 të zhdukur, sipas zyrtarëve.

“11 persona janë të zhdukur dhe 26 janë gjetur të vdekur”, tha në një deklaratë Abdul Muhari, një zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive.

🇮🇩 Inundaciones y deslizamientos dejan 26 muertos en #Indonesia.

🌐: https://t.co/JiiZubghCc pic.twitter.com/BsTotW5iUA

— Luis Gabriel Velázquez (@soyluisgabriel1) March 11, 2024

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rrethin Pesishir Selatan të provincës Sutmatra perëndimore, duke detyruar më shumë se 75,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të nxitojnë në strehimore të përkohshme.

“Numri i të vdekurve mund të rritet më tej,” paralajmëroi Fajar Sukma, kreu lokal i shërbimeve të shpëtimit.

Ndërsa reshjet e shiut vijojnë edhe sot, kushtet e motit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike po vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Dje, të dielën, ata arritën në zonat më të prekura dhe gjithashtu shpërndanë ndihma për të larguarit nga banesat e tyre, kryesisht çadra, ilaçe dhe ushqime.

Qindra banesa, por edhe ura, xhami dhe objekte publike janë dëmtuar nga përmbytjet.

Rrëshqitjet e dheut ndodhin rregullisht në Indonezi gjatë sezonit të vazhdueshëm të shirave. Problemi është përkeqësuar në disa rajone për shkak të shkatërrimit të pyjeve./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re