Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj, sot ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç.
Në një komunikatë me shkrim nga MPB thuhet se gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Gjatë takimit ministri Sefaj ka falënderuar Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, transmeton aa. Me këtë rast ambasadorja turke, Kılıç ka theksuar se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re