Vazhdon raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë që organizohen në Gjenevë.
Delegacioni i regjimit të Esadit, i cili nuk mori pjesë në ditën e parë të takimeve, në ditën e dytë zhvilloi një mbledhje zyrtare me përfaqësuesin e posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura.
Përfaqësuesi i posaçëm nga palët kërkoi të përqendrohen në arritje të një progresi të vërtet gjatë bisedimeve.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) dhe homologu i tij iranian Hassan Rouhani të pritur nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan në Soçi për fatin e Sirisë, e cila ka më shumë se 6 vjet që ndodhet në kthetrat e luftës civile.
Agjenda e bisedimeve përbëhet nga temat e administratës së tranzicionit, hartimi i kushtetutës dhe organizimi i zgjedhjeve.
Kryetari i delegacionit të opozitarëve, Nasir Hariri bëri të ditur se dëshirojnë që sa më parë të kalojnë në bisedime të drejtpërdrejta me regjimin.
Opozitarët insistojnë që procesi i tranzicionit në Siri të bëhet pa Esadin. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re