Bylis – Tomori këtë herë nuk ka ndërmend të përfundoj dhe pas fushës po ‘’luhet’’ në facebook me deklarata. Gjatë sfidës u pa një ndeshje e luftuar nga të dy skuadrat me ballshiotët të shfaqur të ‘’egër’’ për atë trepikësh. Por llogaritë i mbylli një gol i sulmuesit Granado në fundin e ndeshjes.

Por menjëherë pas ndeshjes klubi beratas ka shprehur hapur pakënaqësinë me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Aty ata akuzonin lojën e ashpër të ballshiotëve por edhe sjelljen në tribuna. U akuzua fort goditja e shoferit të autobuzit të klubit.

Por pas këtij deklarimi nuk ka munguar as përgjigja ballshiote. Ata në njoftimin e tyre jo vetëm mbrohen duke duke treguar se ndeshja ka qënë korrekte, e luftuar dhe e fituar me meritë nga ata. Madje nuk janë mjaftuar me kaq pasi kanë kaluar në sulm duke shprehur se në apel u mungon një penallti pas një ndërhyrje ndaj Zisit në minutën e 40’. Po ashtu edhe kanë kujtuar një ngjarje të fillim sezonit. Ata kanë treguar se në ndeshjen e Kupës luajtur në Skrapar ndeshja është ndërprerë tre herë dhe se në protokollin që ata zotërojnë është emri i Sharavollit por dikush tjetër ka qënë në fushë./Berati.TV

Reagim!

Per te sqaruar te verteten

Lidhur me nje reagim te nje faqeje Beratase, duam te sqarojme se ato qe pasqyrohen jane trillime!

Tifozet apo dashamiresit apo “shoferat” jane mirepritur dhe jane ulur ne tribunen “VIP” pa paguar asnje bilete! Pas ndeshjes jane mirepritur ne nje kafe ne dalje te qytetit, keto jane fakte dhe na vjen mire qe kemi maredhenie te mira me ata qe e duan futbollin, ne Berat, Ballsh e jo vetem!

Sa per dhune, mos genjeni qytetaret beratas dhe sportedashesit e vertete! Deshtimin nxirreni me analize, me stafin tuaj! Nuk e ka fajin Bylisi se ju beni sherr ne Pogradec, apo me Cerrikun ne Berat apo dhe ne Ballsh!

Gjyqtari na anulloi penallti dhe meqe pretendoni se keni prova, pasqyrojeni cfare ndodhi ne minuten e 40-te ku Zisit i mohohet faulli ne zone!
Respektin per beratasit e kemi pasur e do ta kemi, e treguam edhe ne Skrapar ku ne vend te Sharavollit luante tjeter lojtar dhe per kete disponojme protokollin zyrtar! Ku per mosmarrje te masave sepse ndeshja u nderpre dhe filloi tre here, nuk bem asnje ankimim!

Kete ne respekt te Tomorit!

Nuk bet gol dhe iu anullua, nuk patet rast per penallti dhe iu mohua!
Prandaj mos genjeni qytetaret e ndershem beratas! Miqesine mes dy klubeve nuk e prishin dot interesaxhinjte e momentit!
Forca Bylis!
Pro #FairPlay

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re