Rritet në 63 numri i të vdekurve, kurse në 110 i të plagosurve nga sulmet ajrore ndaj tregut në qytezën Etarib, në perëndim të qytetit Halep në Siri.
Zyrtari i Mbrojtjes Civile në Siri (Helmetat e Bardha) të zonës rurale të Halepit Perëndimor, Muhammed Hallak njoftoi se numri i të vdekurve gjatë sulmeve ajrore ndaj tregut në qytezën Etarib, është rritur në 63.
Ai tha se në sulmin janë plagosur 110 persona dhe 4 të tjerë ende nuk janë gjetur. Hallak tha se punimet për nxjerrjen e kufomave kanë përfunduar por që vazhdon rreziku për jetë për ata të cilët janë në gjendje të rëndë.
“Mendojmë se sulmi ajror ndaj qytezës, e cila ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib, është kryer nga Rusia. Shtëpitë e vëzhgimit të avionëve e vërtetojnë këtë”, tha Hallak, shkruan aa. Zona rurale e Halepit ndodhet brenda zonës së deeskalimit në Idlib, e formuar në kuadër të marrëveshjeve në Astana nga shtetet garantuese, Turqia, Rusia dhe Irani. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re