Vendoset masa “Arrest me burg” për 3 punonjësit e portit të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, ku për pasojë humbi jetën 19 vjeçari Rufan Belshaku. Gjyqtar i kësaj çështje ishte Markelian Koça

3 punonjësit e akuzuar kanë marrë masat si më poshtë:

  1. Nazmi Varaku – Neni 289 Kodit Penal “Arrest me Burg”
  2. Rendi Biçaku – Neni 289 Kodit Penal-” Arrest me burg”
  3. Bledar Troplini- Neni 289 Kodit Penal- “Arrest me burg”

Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.

Kujtojmë se më herët Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë pak ditë më parë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

-Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

-Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.

-Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re