Policia dhe prokuroria kanë ngritur pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko.

 

Hetuesit kanë dyshime se 22-vjeçarja e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion për mënyrën se si të luante në kazino një lojtari, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash.

 

Sipas burimeve, mësohet se kjo është pista e re e ngritur së fundmi.

 

Lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të merret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhuninit të kenianes që çoi deri në vdekjen e saj.

 

Ka dyshime te forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinose dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re