Vdekja e 3-vjeçares Iza Drrasa 5-vjet më parë në Spitalin e Beratit përfundoi së gjykuari edhe në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Berat vendosi në  22.11.2018 deklarimin fajtor të të pandehurës Shpresa Karkanjozi për kryerjen e veprës penale “Mjekim i Pakujdesshëm”,parashikuar nga Neni 96/1 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 vit burgim,i konvertuar në shërbim prove me afat dy vjet si dhe “heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit si mjeke pediatre” për dy vjet.Disa ditë më parë,Gjykata e Apelit Vlorë e mbylli gjykimin e saj,duke lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Beratit për mjeken Shpresa Karkanjozi.

Prindërit e vajzës që humbi jetën në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat,Zhevair dhe Anila Dërrasa nuk janë dakort me këtë vendim të dhënë edhe nga apeli i Vlorës dhe kërkojnë “burgim” për mjeken që i mori jetën vajzës së tyre.Ata deklarojnë se do ta ndjekin çeshtjen edhe në instanca më të larta dhe nuk do të gjejnë asnjë ditë paqe derisa mjekja të dënohet me burg për krimin e kryer.

3-vjeçarja Iza Dërrasa gjeti vdekjen në Repartin e Pediatrisë në 23 Janar 2017,për shkak të mjekimit të pakujdeshëm dhe neglizhencës së mjekëve të këtij Reparti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re