Pas vdekjes së 3 vjeçares ne Elbasan, grupi hetimor ka marrë në pyetje për disa orë mjeken Mira Karaj dhe mjekun Gentian Alla që janë kujdesur për vajzën kur ajo ka mbërritur në spital dhe i ka dhënë mjekim ambulator.

Burimet bëjnë me dije se policia ka nisur një procedim penal për të dy mjekët.

Një rëndësi të madhe po i kushtohet edhe zbatimit të protokollit mjekësor pas paraqitjes së vajzës në gjendje të rëndë në urgjencën e Pediatrisë së Spitalit të Elbasanit. Sipas mjekëve 3-vjeçarja ka humbur jetën për shkak të Pneumonisë bilaterale Insufiçence respiratore akute dhe insufiçencës kardiake.

Ditën e djeshme babai i 3-vjeçares deklaroi se vajza e tij ka qenë e sëmurë prej 8-9 ditësh dhe se kur e kanë sjellë në spital mjekët i kanë treguar se kishte virozë dhe i kanë dhënë ilaçe dhe e kanë nisur për në shtëpi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re