Skip to content

Vdekja e 3 vjeçarit në klinikën dentare/ Tiranë, gjykata vendos arrest shtëpiak për tre mjekët

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 3 masa sigurie për sa i përket vdekjes së 3 vjecarit Braian Spahiu, në tetor të vitit 2023.

Gjykata ka vendosur masat arrest në shtëpi për mjekët, Roland e Ina Xhaxho dhe Marta Gina.

3-vjeçari Brian Spahiu ndërroi jetë në 1 tetor 2023 pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Ina Xhaxhos.

Masat erdhën pas përgjigjes së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.