Urdhri i Stomatologëve ka reaguar për vdekjen e vogëlushit 3-vjeçar, pas ndërhyrjes për rregullimin e dhëmbëve në një klinikë private në Tiranë.

 

Në një postim në faqen zyrtare, Urdhri i Stomatologëve bën me dije se sot ata e kanë shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa theksohet se pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk kanë mundur dot të lidhen me doktor Roland Xhaxhon dhe klinikën e tij.

 

Urdhri i Stomatologëve i ka bërë gjithashtu apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Prokurorisë që të dalin sa më parë në një prononcim për publikun.

 

Reagimi zyrtar i Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë për mediat dhe opinionin publik:

 

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes dhe të afërmëve të vogëlushit të ndjerë, Brian Spahiu!

 

Stomatologjia shqiptare sot ka shpallur ditë zie dhe lutjesh  për Brianin e vogël.

 

Opinioni paraprak i USSH është se:

 

– Duhet një prononcim i stomatologut që ka kryer mjekimin e dhëmbëve të vogëlushit;

 

– Të intervistohet nga gazetarët dhe mediat stomatologu kompetent, i cili ka percaktuar protokollin e mjekimit të vogëlushit të ndjerë dhe ka kryer mjekimin dentar;

 

– Ministria e Shëndetësisë dhe Prokuroria duhet të prononcohen publikisht, në një kohë sa më të shpejtë të mundëshme.

 

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë nuk ka asnjë informacion nga stomatologu ose klinika përgjegjëse për trajtimin e vogëlushit edhe pasi janë bërë përpjekje maksimale për t’i kontaktuar(askush nuk  përgjigjet në numrat e tyre të telefonit).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re