Subscribe

Dalin të tjera informacione në lidhje me tragjedinë në punë të disa shtetasve shqiptarë në Hamburg të Gjermanisë.

 

Përvec 4 viktimave, nga të cilët jane identifikuar dy prej  prej tyre, Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani, Astrit Xheka 35 vjeç nga Dibra  , është mësuar identiteti edhe i një personi që është në gjëndje kome në spital.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Alfred Visha 33 vjec nga Kurdaria e bashkise Klos.

 

Daja i tij Luan Cemenja ka kontaktuar me Vizion Plus dhe ka deklaruar se nipi i tij që është aksidentuar gjatë punës në një kantier ndërtimi në Hamburg  ndodhet në gjendje kome. t në spitalin “Asklepios Klinik St. Georg”.

 

Kater shqiptarët që humben jetën dhe tjetri i plagosur rëndë po punonin në katin e 8 të ndërtesës në Hamburg, ndërsa skela e brendshme u shemb dhe ata ranë nga lartësia në një bosht ashensori.

 

Nxjerrja e trupave të pa jetë ishte e vështirë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa trupi i fundit është nxjerrë vetëm pas 35 orësh.

 

Mjekët thanë se Alfred Visha ka dalë jashtë rrezikut edhe pse dëmtimet që ka marrë janë të rënda. Nuk dihet ende si ka ndodhur shembja e skelës, por dyshohet se bëhet fjalë për mos respektimin e rregullave të sigurisë në punë.

 

Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg. Më 2 shtator 4 punëtorë ranë nga skelat në një kantier ndërtimi. Ata morën plagë të shumta nga aksidenti në punë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re