Alexei Navalny vuajti nga tortura të rënda para se të jepte frymën e fundit, pretendon një grup i të drejtave të njeriut, siç shkruan në artikullin e saj gazeta britanike Mirror.

Udhëheqësi i ndjerë i opozitës ruse vdiq pasi zyrtarët e burgut rus e torturuan atë në një burg siberian, thotë një grup i të drejtave të njeriut.

Po ashtu organizata po bën thirrje për një autopsi jashtë vendit.

Alexei Navalny pretendohet se i janë lidhur duart dhe këmbët e më pas është torturuar.

Organizata i bëri thirrje familjes së tij që të sigurohet që mostrat nga trupi i tij të ekzaminohen jashtë vendit.

Grupi gjithashtu i bëri thirrje SHBA-së dhe BE- së që të mbështesin familjen të liderit të ndjerë të opozitës ruse duke ekspozuar këtë vrasje politike dhe për të rregulluar transferimin e trupit të tij jashtë vendit për një autopsi të plotë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re