Ortotoksët në Mal të Zi i thanë lamtumirë Amfilohijes së ndjerë duke e puthur atë për herë të fundit, si një ritual tradicional.

Të pranishmit iu afruan arkivolit, u pagëzuan dhe puthën trupin e të ndjerit, megjithë pandeminë e koronavirusit që është përhapur edhe në këtë vend, nga i cili u shua dhe vetë ai, kreu i Kishës Ortodokse malazeze, proserbe.

Nga Qendra Klinike e Malit të Zi (KCCG), u kërkua që arkivoli i Metropolitit të mbyllet e të bëhet gati për varrim.

Ajo vlerësoi se riti, në të cilin mijëra njerëz puthin trupin e të ndjerit, është një vatër infeksioni.

Një numër i madh i qytetarëve u mblodhën para Kishës së Ringjalljes së Krishtit për të pritur Metropolitit e pajetë Amfilohije dhe bënë nderimet e tyre të fundit në procesion.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re