Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me vdekjen e kolegut të tij socialist Bashkim Fino.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndër të tjera ai shkruan:

“Me cfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?!

 

Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj.

Do na mungosh cdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira.

 

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes”, shkruan Ahmetaj. (TemA)
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re