Pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajsh,ka reaguar Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, Vladimir Kumaraku.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se Kumaraku deklaron se të dy foshnjet binjakë mbërritën në Pediatrinë e Beratit pa shenja jete.

“Ata mbërritën me prindërit rreth orës 10:00 dhe pasi konstatova se ishin të vdekur, njoftova menjëherë policinë dhe morgun. I mbajtëm në repart deri në mbërritjen e policisë dhe më pas i çuam drejt morgut për të bërë analizat dhe autopsinë”- ka thënë Vladimir Kumaraku.

I tronditur në lidhje me ngjarjen dhe duke deklaruar se foshnjat nuk kanë pasur probleme me shëndetin apo virozat së fundmi, Kumaraku deklaron se për të vdekja e foshnjave mbetet një mister./ Balkanweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re