Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, një ditë pas vdekjes tragjike të elektricistit 33-vjeçar, Xhuljo Shtëmbari, i cili humbi jetën duke punuar për riparimin e një linje të tensionit të mesëm.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier, ka urdhëruar arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhezmi Haliti me detyrë punonjës i nënstacionit elektrik Gradishtë dhe Arben Presheva, elektricist.
Sipas prokurorisë këta dy persona nuk kanë zbatuar protokollin e mbrojtjes dhe zbatimin e rregullave teknike në punë.
Ndërkohë familja Shtëmbari ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Xhuljon 33 vjeçar, prind i një fëmije të mitur.