Skip to content

Vdekja e elektricistit gjatë orarit të punës, në pranga dy persona! Familja e 33-vjeçarit hap dyert e mortit, Xhulio la pas një fëmijë!

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, një ditë pas vdekjes tragjike të elektricistit 33-vjeçar, Xhuljo Shtëmbari, i cili humbi jetën duke punuar për riparimin e një linje të tensionit të mesëm.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier, ka urdhëruar arrestimin në flagrancë të shtetasit Xhezmi Haliti me detyrë punonjës i nënstacionit elektrik Gradishtë dhe Arben Presheva, elektricist.

Sipas prokurorisë këta dy persona nuk kanë zbatuar protokollin e mbrojtjes dhe zbatimin e rregullave teknike në punë.

Ndërkohë familja Shtëmbari ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Xhuljon 33 vjeçar, prind i një fëmije të mitur.

“”