Skip to content

Vdekja e Elizabeth II, Mbreti Charles shpall 17 ditë zie

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Mbreti Charles III ka shpallur një periudhë zie prej 17 ditësh për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti ka kërkuar që të mbahet një periudhë zie mbretërore nga e premtja deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës, sipas një deklarate të Pallatit Buckingham, e cila shtoi se data e funeralit do të konfirmohet “në kohën e duhur”.

 

Rezidencat mbretërore do të mbyllen deri pas funeralit të Mbretëreshës, sipas Pallatit.

 

“Pas vdekjes së Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës. Data e funeralit do të konfirmohet në kohën e duhur”, shkruan Pallati.

 

Periudha e Zisë Mbretërore do të respektohet nga “Anëtarët e familjes mbretërore, stafi i familjes mbretërore dhe përfaqësuesit e familjes mbretërore në detyra zyrtare, së bashku me trupat e angazhuar në detyrat ceremonial”, sipas deklaratës së Pallatit Buckingham.

 

Mbretëresha Ekizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte udhëheqësja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar 70 vite. Pas vdekjes së Elizabeth, në fron u ngjit djali i saj ish-Princi i Uellsit, Charls.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë