Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta familjen e  një ndër themeluesve të Partisë Demokratike në Berat, Fehmi Telegrafi.

 

Gjithashtu Telegrafi njihet edhe si një nga personalitetet që dha shumë për sportin e peshëngritjes, ndërsa kontribuoi në rritjen e ekipeve të tjera kombëtare.

 

Në mesazhin e tijtë ngushëllimit Meta shkruan se Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre.

 

“Me hidhërim të madh mora sot lajmin e ndarjes nga jeta të Profesor Fehmi Telegrafit, njërit prej ikonave dhe autoriteteve të zhvillimit të sportit tonë të peshëngritjes.Personalisht do të ruaj gjithmonë nderimin më të madh për këtë edukator e frymëzues të shumë kampionëve e rekordmenëve të Shqipërisë si Vasil Hoco me shokë, të cilët arritën rezultate të jashtëzakonshme, që e çuan përpara sportin e peshëngritjes në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Po kështu Profesor Fehmiu kontribuoi për ekipet tona kombëtare dhe sukseset e tyre. Në këtë ditë të vështirë jam pranë familjes së tij, kolegëve e ish-sportistëve, si edhe qytetarëve të Beratit, të cilët krenoheshin me personalitetin dhe sukseset e tij!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re