Familja e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier kërkojnë drejtësi përpara prokurorisë së qytetit. Ata thonë se është e papranueshme, që ende pa u zbardhur ngjarja kopshti Flatrat e Dijes të qëndrojë i hapur për fëmijët e tjerë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të premtes, ku 3-vjeçari u dërgua me të nxira në qafë drejt spitalit të Fierit, sipas mjekëve i pajetë.

Familja ka shkuar pranë kopshtit në fjalë për të marë pamjet nga kamerat e sigurisë, por sipas drejtuesve të tij, ato nuk kanë qenë në gjendje pune.

“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. 

Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë”, tha nëna Donalda Kodheli.

“Ai vend ku ata thonë që është mbytur, është 60 metra i lartë, ndërkohë që fëmija është 80-90 centimetra. Ne shkuam dhe pamë vendin ku ndodhi ngjarja. Ne jemi shokuar të gjithë”, u shpreh daja i viktimës Durim Kaja.

‘Presidenti i kopshtit ka tënë që ka kamera në çdo cep, dhe ku shkuam dje tha që ka 6 kamera, nuk ka mundësi që djali 15 kg të varet në ato kapëse’, thotë e ëma.

Ndërkohë që gjyshi i 3-vjeçarit tha se kanë dyshime që fëmija mund të ketë rënë nga shkallët.

“Na prunë një ndërmjetës, i cili nuk do të mbante fjalën që do të thoshte, ramë dakord që Vangjel Ndreko të vinte në familje, dhe e vetmja siguri që ne i kërkuam ishte që të dinim nëse vendi ku është varur fëmija kishte kamera. Dhe më tha që kishte. I pari kundërshtar ndaj familjes sonë je ti Vangjel Ndreko, nuk mund të hedhësh baltë ndaj një fëmije”, tha daja i fëmijës.

“Ne nuk jemi vrasës, ne jemi të vrarë”.

“Ka qenë pakujdesi, nuk ka qenë ngjarje aksidentale, ka qenë vetëm një edukatore”.

Pasi qëndruan për disa minuta përpara prokurorisë, familjarët më pas u lejuan që të hynin brenda institucionit, ku kanë pritur nga prokurori i çështjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re