Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vdekjen e ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak.
Kreu i qeverisë ka ndarë mesazh ngushëllimi për vdekjen e Gerti Bogdanit në një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllimet bashkëshortes dhe familjes së ish-ligjvënësit demokrat.
“⚫️Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani🙏”, shkruan Rama.