Pas vdekjes së gruas shtatëzënë në spitalin e Sanatoriumit e cila dyshohet se ishte e prekur nga virusi AH1N1, ka reaguar shefja e reanimacionit në Sanatorium, Alma Cani.
Në një prononcim për mediat, Cani tha se pacientja u paraqit në spital në gjendje të vështirë në datën 9 shkurt dhe ishte në javën e 31 të shtatzanisë.
Cani tha se pacientja u futë në terapi intensive por kompikacionet ishin të mëdha dhe për këtë arsye u fut në lindje të parakoshme. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Canit tha se pacientja nuk mundi të jetonte.
“Rasti konkret në fakt ishte një grua shtatzënë, 31 javëshe e ardhur në datën 9 shkurt në spitalin tonë, u paraqit pas një gjendje të gripit. U fut direkt në terapi intensive, kishte probleme në frymëmarrjen. Duke qenë se situata ishte e vështirë, u detyruam që të bënim lindjen e parakohshme. Ishte me binjakë dhe u realizuar në spitalin tonë lindja bashkë me kolegët e maternitetit Koço Gliozheni. Njëri nga fëmijët ndërroi jetë ndërsa tjetri jeton. Gruaja vazhdoi me asistencën në reanimacion. Me gjithë përpjekjet që u bëmë, nuk mundëm dot ta kalojmë. Në 25 shkurt pacientja ndërroi jetë.”
Mjekja e spitalit “Shfqet Ndroqi”, Alma Cani u bëri apel të gjitha grave shtatëzënë që të tregohen të kujdeshme ndaj virozave pasi janë më të ndjeshme që të preken nga gripi.