Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi nga Parlamenti ka folur për vdekjen e Ilvi Metës në komisariatin e  Kavajës.

Çuçi u shpreh se u kanë shkuar deri në fund hetimeve dhe se nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen as nga prokurori as nga hetuesit as nga mjekët ligjor.

Çuçi: Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen as nga prokurori as nga hetuesit as nga mjekët ligjor, madje meqë përmende edhe Avokatin e Popullit, për rastësi kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe ju ftoj të lexoni raportin, ku thuhet se dhomat janë në përputhje me standardet ligjore.

Ju bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi dhe të largohemi nga kjo retorikë politikë.

Nuk është e lehtë por nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj të gjithë deputetët të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden pas hetimeve të gjykatës. Më vjen keq që akuzoni rëndë struktura ta policisë së Kavajës sikur ata janë vrasës. Neglizhencë fatkeqe për të ndjerin Meta, janë të filmuara, çdo sekuencë që nga momenti kur i ndjeri është ndaluar nga policia me vendim gjykate…Ju ftoj të shihni filmimit, i keni te raporti i avokatit të popullit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re