Skip to content

Vdekja e ish-bashkëshortes së portierit të famshëm/ Prokuroria jep pretencën për dy mjekët

Prokuroria e Apelit shpalli pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të akuzuar lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, nëntorin e 2014-ës.

Për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

Me 10 nëntor, kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentat e tyre të mbrojtjes.

Doriana Haka humbi jetën në nëntor të vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë, një rast që familjarët e konsiderojnë si neglizhencë mjekësore.