Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në Qerret, ku u gjetën të pajetë katër shtetas rusë.

Në reagim e Ambasadës Ruse theksohet që pritet një hetim i plotë nga ana e Shqipërisë për të zbardhur shkaqet e vdekjeve.

REAGIMI

Mbi vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri

Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit të Kavajës.

Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese vendit dhe po sqaron rrethanat e incidentit.

Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Familjarët e viktimave janë njoftuar.

Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re