Policia e Shtetit ka lëshuar mbrëmjen e së premtes hollësi të mëtejshmë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një hotel në Qerret të Kavajës, ku humbën jetën 4 turistë nga Rusia, të cilët kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.

Sipas informacioneve të uniformave blu, shtetasit rusë, që tashmë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, dyshohet se janë asfiksuar në ambientet e saunës së hotelit ku ata po qëndronin. Viktimat janë shtetasit me iniciale: K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re