Presidenti Ilir Meta shpërndau një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo.
 
Kreu I shtetit e konsideroi humbje të madhe për botën e muzikes dhe kulturës, vdekjen e Aleksander Lalos por tha se veprat e tij do të mbeten frymëzim përgjithmonë. “Mjeshtri i madh” Aleksandër Lalo u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës në moshën 68 vjec si pasojë e një ataku kardiak.
 
Miq, të afërm, personalitete të artit, kulturës dhe politikës kryen homazhe për kompozitorin e shquar mesditën e së hënës në ambjentet e rtsh-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re