Një mësuese ka humbur jetën sot, në një aksident automobilist, rrugës për në punë. Në lidhje me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, ndërsa shkruan se vdekja e saj është një këmbanë alarmi për arsmin shqiptar.

 Reagimi i plotë

Vdekja e mësues në aksident ne Korçë, këmbanë alarmi për gjendjen ku është katandisur arsimi. Luiza Dule është një mësuese që mëngjesin e sotmë humbi jetën pasi mjeti privat me të cilin udhëtonte së bashku me 7 persona të tjerë shumica mësues doli nga rruga në fshatin Arres të Korcës, ku ajo dhe koleget ishin nisur për të dhënë mësim.

Konfederata e Sindikatave ngushëllon familjen e mësueses së ndjerë dhe u uron shërim të shpejtë mësusve të tjerë të lënduar në këtë aksident tragjik.

Konfederata e Sindikatave e ka denoncuar më herët problemin e transportit të nxënësve dhe mësuesëve në zonat e thella malorë të Shqipërisë.

Situata është kaotike, ku mësuesit e nxënësit detyrohen sigurojnë vetë transportin, teksa mjetet jo në pak raste nuk plotësojnë asnjë kusht të sigurisë teknike e janë të pakolauduara.

Në kohët më të errëta të këtij vendi trasporti i nxënësve dhe mësuesve nuk ka qënë në mëshirë të fatit sikur është sot falë babëzisë së Ministrisë Arsimit dhe Drejtorive Arsimore.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re