Ministria e Arsimit, Besa Shahini reagoi pas lajmit se një mësues 47-vjeçar nga Pogradeci humbi jetën këtë të shtunë për shkak të koronavirusit. Ngushëllimet për familjarët ajo i shprehu në “Facebook”, ku bëri edhe thirrje që të gjithë të tregohen më të kujdesshëm kundër virusit.

 

“Ndihem shumë e keqardhur për mësuesin tonë nga Pogradeci që ka humbur jetën nga COVID-19 dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, nxënësve dhe kolegëve të tij. Me këtë rast, apeloj fort sërish që të shtojmë kujdesin duke ndërmarrë çdo masë parandaluese për frenimin e koronavirusit, si dhe duke zbatuar me seriozitet çdo rregull e protokoll shëndetësor që ka në thelb mbrojtjen e shëndetit tonë.”

 

Leonard Xhemollari ndërroi jetë në Tiranë, ku po kurohej prej dy javësh. Burime për “Vizion Plus” thonë se ai nuk vuante nga sëmundje të tjera. 47-vjeçari ishte infektuar në Ohër, ku kishte shkuar për të kaluar disa ditë pushime me familjarët e tij.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re