Pas vdekjes tragjike të minatorit dje në Bulqizë, policia ka arrestuar brigadierin. Policia njofton se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K . 40 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. 56 vjeç, banues në Bulqizë (vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

/shqip