Vdekja e minatorit në Martanesh ditën e mërkurë, ka çuar në arrestimin e një personi.

Policia e Bulqizës ka bërë arrestimin e brigadierit të firmës që po kryente punime në një nga galeritë e Martaneshit.

Ai akuzohet për mos marrjen e masave të sigurisë në hapësirat mes kateve të galerisë ku punohej.

Sipas policisë brigadieri I.K 40 vjeç nuk ka bërë punën e tij e për pasojë minatori Basri Xhafa me detyrë vagonist gjeti vdekjen pasi u rrëzua një ditë më parë në thellësi të tokës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re