Hetimet për 4 rusët që humbën jetën në një prej resorteve në Qerret të Kavajës kanë ngecur. Meqenëse pala ruse nuk i ka kthyer përgjigje letërporosisë së ish-prokurorisë Kavajë, sot Durrës,hetimet qëndrojnë të pezulluara. Ka më shumë se 1 vit e gjysëm që prokurorët tanë i kanë kërkuar homologëve të tyre rusë të dhëna lidhur me 4 rusët e vdekur.

Por, pala ruse nuk e ka vënë “ujin në zjarr” për të kthyer përgjigje çka ka shtuar dyshimet e palës sonë lidhur me shkakun e vdekjes së tyre.

Pas vdekjes së 4 rusëve ,mjekësia ligjore e jona solli një përgjigje që si shkak të vdekjes evidentonte monoksidin e karbonit, por nga hetimi i mjedisit nuk u gjend asnjë përqindje monoksid karboni çka rriti dyshimet për shkakun e vdekjes.

Burime nga prokuroria thonë se 4 rusët kanë vdekur të gjithë pothuajse në të njëjtën kohë, çka hedh dyshime mbi shkakun e vdekjes së tyre.

Këtë e shton edhe më shumë fakti që pala ruse nuk është marrë fare me këtë çështje që nga momenti kur shtetasit e tyre u gjetën të vdekur.

Në këto kushte, hetimet e prokurorisë mbeten të pezulluara. Me t’u gjetur fakte të reja apo nëse rusët kthejnë përgjigje, oragani i akzuës në Durrës thotë se do t’i rinisë menjëhrë hetimet për këtë ngjarje.

Kjo ngjarje ndodhi më 15 tetor 2021 në pishinën e mbyllur të një hoteli në Qerret, Kavajë. Personat që u gjetën të vdekur  janë Sergei Burenkov, 60 vjeç, gruaja e tij Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, vajza Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe dhëndri Nikita Belousov, 37 vjeç./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re