Skip to content

Vdekja e mistershme e Sherif Mukaj/ Flet xhaxhai i tij: S’kishte nevojë t’u hynte punëve të pista, babai i dërgonte para nga Amerika…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

8 muaj pasi u zhduk, i riu Sherif Mukaj u gjet i pajetë në Kolonjë. Trupi i tij ishte terësisht i dekompozuar dhe dyshime të shumta janë ngritur nga policia mbi ngjarjen pasi në kafkën e tij janë konstatuar shenja plumbi nga përdorimi i një arme zjarri. Xhaxhai i tij Artur Mukaj, është shprehur jashtë kamerave se nuk kishte asnjë dijeni se 29-vjeçari mund të merrej me ‘punë të pista’.

Sipas xhaxhait ai nuk e kishte të nevojshme të merrej me ndonjë aktivitet kriminal sepse kishte të ardhura të mjaftueshme duke pasur dhe të dy prindërit në Amerikë.

“Isha deri dje vonë në Korçë në policia. Më thanë që nipin e kanë vrarë. Nuk ishte djalë që të ngatërrohej me punë të pisëta. Ai ishte i mbyllur, nuk hapej me njeri, ishte shumë i qetë dhe skishte nevojë të merrej me drogë sepse i dërgonte babai lek nga Amerika.

Në qershor i dërgoi babai 5000$, merrte pensionin e babait 200 mijë në muaj, dhe në tetor para së të humbte kontaktet i sollën 700$. Nuk kam asnjë njeri që mund të dyshoj në lidhje me vrasjen, dua që policia ta zbardhë sa më shpejt ngjarjen. Të gjejë njerëzit që e futën në këtë mesele dhe që e vranë. Nuk jemi në gjendje të flasim sepse na ka shokuar shumë kjo që ka ndodhur”-u shpreh Artur Mukaj.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë